I mashtroi me bileta të udhëtimit, arrestohet 32-vjeçari në Pejë

I mashtroi me bileta të udhëtimit, arrestohet 32-vjeçari në Pejë

Kronika August 12, 2022 - 08:36

Më datën 07.08.2022, rreth orës 14:20 minuta në Stacionin Policor në Pejë, janë paraqitur tre persona si viktima të mashtrimit me bileta të udhëtimit, e më pas edhe pesëmbëdhjetë të tjerë.

Sipas njoftimit të PK-së, të njëjtit deklarojnë se në afate të ndryshme kohore në vitin 2022, gjatë sezonit veror kanë rezervuar bileta të aeroplanit vajtje-ardhje për ta dhe familjaret e tyre nga shtete të ndryshme të Evropës për në Kosovë, raporton Zeri.info.

“I dyshuari të njejtit i ka vënë në lajthim me qëllim përfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetëm në njërin drejtim ndërsa paratë iu ka marrë qytetarëve për dy drejtimet. Pas fillimit të hetimeve nga Stacioni Policor Pejë, i dyshuari nuk ka qenë i qasshëm dhe me datën 08.08.2022, nga familjarët e tij është paraqitur si person i zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas një pune intensive të hetuesve të Stacionit Policor Pejë, me datën 11.08.2022, i dyshuari: R.I. 1990, është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48-orë. /Zëri