Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit nga Deçani

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit nga Deçani

Kronika August 12, 2022 - 15:57

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestumin e Blend Zekaj, i lindur në vitin 1998 në Pejë.

Sipas njoftimit të PK-së, i dyshuari kërkohet për veprën penale “Dhunim në tentativë”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në apel. /Zëri