Aksion i Policisë në tregun e veturave në Prishtinë, katër të arrestuar

Aksion i Policisë në tregun e veturave në Prishtinë, katër të arrestuar

Kronika October 03, 2022 - 08:37

Policia e Kosovës të dielën ka zhvilluar një aksion në tregun e automjeteve në Prishtinë, ku ka arrestuar disa persona.

Sipas Policisë, katër persona janë arrestuar në raste të ndara, pasi janë hasur duke shitur elektroshokë, dylbi të ndryshme për pushkë, thika, boksa të metalit etj.

Këto pajisje janë konfiskuar nga Policia, ndërsa katër të arrestuarit me vendim të prokurorit janë liruar dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt, është bërë e ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë. /Zëri