Punëtorja e KEDS-it në Gjilan gjendet e vdekur në zyre

Punëtorja e KEDS-it në Gjilan gjendet e vdekur në zyre

Kronika October 04, 2022 - 16:33

Punëtorja 63-vjeçare e KEDS-it, gjatë ditës së sotme është gjetur pa shenja në vendin e punës në Gjilan.

Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ju njoftojmë se sot më 04.10.2022 rreth orës 10:32, nga Emergjenca Rajonale në Gjilan jemi njoftuar se është sjellë një person i gjinisë femërore shqiptare-kosovare, e moshës 63 vjeçe pa shenja jete. E njëjta është punëtore e KEDS-IT dhe ka qenë në vendin e punës, është gjetur në zyrë pa shenja jete”, ka thënë Hashani.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe janë duke u marr me rastin.

Bëhet e ditur se mjeku ka konstatuar për vdekje të natyrshme. Ndërisa prokurori i shtetit ka urdhëruat që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. /Zëri