E zë ashensori, vdes një 54-vjeçar në Pejë

E zë ashensori, vdes një 54-vjeçar në Pejë

Kronika October 04, 2022 - 18:25

Një person 54-vjeçar ka vdekur në Pejë, pasi e ka zënë ashensori.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar rastin në fjalë, ku ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:00 minuta, Policia është informuar se në rrugën ” Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe.

" Nësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor te cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54-vjeçar. Në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe Prokurori i shtetit i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet ” Hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova. /Zëri