Arrestohen tetë kosovarë që rrëmbyen një shtetas të Serbisë, i cili i kishte mashtruar me viza

Arrestohen tetë kosovarë që rrëmbyen një shtetas të Serbisë, i cili i kishte mashtruar me viza

Kronika October 05, 2022 - 08:41

Janë arrestuar tetë persona në Ranillug, nën dyshimin se kishin rrëmbyer një shtetas të Serbisë.

Sipas Policisë, të dyshuarit kishin rrëmbyer shtetasin serb, për shkak se i kishte mashtruar, duke u marrë para me premtimin se do t’ua rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë.

“Me vendim të prokurorit, tetë të dyshuarit për rrëmbim, si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri