Arrestohet 21-vjeçari i kërkuar për vjedhje dhe narkotikë në Ferizaj

Arrestohet 21-vjeçari i kërkuar për vjedhje dhe narkotikë në Ferizaj

Kronika October 05, 2022 - 17:24

Policia e Kosovës në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, gjatë ditës së sotme kanë ndaluar dhe arrestuar personin e kërkuar L.S, 21-vjeçar, i cili ngarkohej për veprat penale “Vjedhje e rëndë dhe Narkotikë”.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se, ngjarja ka ndodhur sot në orën 13:30 minuta, në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’ Vjedhje e rëndë dhe Narkotikë ’ me dënim burgimi prej një viti e tre muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. /Zëri