Arrestohen tri femra të dyshuara për prostitucion në Prishtinë

Arrestohen tri femra të dyshuara për prostitucion në Prishtinë

Kronika October 06, 2022 - 09:02

Tri femra janë arrestuar të mërkurën nën dyshimin e veprës penale “Mundësim ose detyrim në prostitucion, ofrim i lokaleve për prostitucion dhe bashkëkryerje”.

Policia ka bërë të ditur se njëra nga femrat e arrestuara është shtetase e Kosovës, ndërsa dy të tjera shtetase të Shqipërisë.

“Lidhur me rastin është kontrolluar edhe një lokal dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një fletë me shënime. Të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri