Policia kap në flagrancë dy persona që po bënin shitblerje të marihuanës në Prizren

Policia kap në flagrancë dy persona që po bënin shitblerje të marihuanës në Prizren

Kronika October 06, 2022 - 09:30

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Prizren, të cilët Njësiti përkatës i Policisë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve i ka zënë në flagrancë, njërin shitës dhe tjetrin blerës, duke shkëmbyer substanca narkotike të llojit marihuanë.

Policia ka sekuestruar në shtëpinë e njëri prej tyre 1.3 kg marihuanë, dy telefona dhe 262 euro.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi materiale: 1.368.81 (një kilogram e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë 81 gramë) substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, të cilat kanë qenë në paketime të ndryshme, një peshore digjitale, dy telefona celularë dhe 262 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri