Hyri i armatosur për të grabitur një market në Gjilan, e pësoi keq nga punëtorët
Foto:Ilustrim

Hyri i armatosur për të grabitur një market në Gjilan, e pësoi keq nga punëtorët

Kronika November 29, 2022 - 09:43

Një person ka tentuar që të grabitë para nga një market në Gjilan, por i njëjti është kapur nga punëtorët.

Policia ka njoftuar mbrëmë tri viktima, punëtorë në një market, kanë raportuar se i dyshuari mashkull nën kërcënimin e armës ua ka grabitur nga arka paratë, mirëpo të njëjtët gjatë ballafaqimit me të dyshuarin kanë arritur ta ndalojnë.

“Nga njësiti policor i dyshuari është arrestuar, si dhe i është konfiskuar një armë zjarri me një karikator me katër fishekë. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri