Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dy grave në Fushë-Kosovë

Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dy grave në Fushë-Kosovë

Kronika January 28, 2023 - 14:32

Dy gra kanë mbetur të plagosura sot në Fushë-Kosovë, të cilat më pas janë dërguar për tretman në QKUK.

Prokuroria ka dhënë detaje në lidhje me rastin i cili është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”. raporton Zeri.info.

“Ju njoftojmë se me të pranuar informatën, prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes me njësite e tjera relevante, ku sipas informatave fillestare mund t’iu njoftojmë se nga të shtënat me arme zjarri nga një i dyshuar, janë plagosur dy femra të cilat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar në drejtim të veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është në arrati, ndërsa Prokuroria ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sigurimit të prezencës së të dyshuarit në procedure penale, si dhe për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. /Zëri