Në zonën 50 km/h voziti 100 km/h, ferizajasit i merret leja për 6 muaj

Në zonën 50 km/h voziti 100 km/h, ferizajasit i merret leja për 6 muaj

Kronika January 28, 2023 - 16:32

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 15:10 ka ndaluar një shofer i cili në zonën 50 km/h voziti 100 km/h.

PK-ja bën se shoferi SH.I., 24-vjeçar është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe i është marrë patent shoferi për gjashtë muaj.

“Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar.Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Zëri

Image
Image