Vdes i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë-Kosovë

Vdes i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë-Kosovë

Kronika January 28, 2023 - 18:48

Ka vdekur personi që ka plagosur dy gra sot në Fushë-Kosovë.

Kështu ka konfirmuar mjeku kujdestar, Ejup Govori.

Ai tha se i dyshuari ka arritur në QKUK me shenja jete. Sipas Govorit, i njëjti ka qenë i plagosur në bark.

Dy gratë, nënë e bijë, që u plagosën sot në Fushë-Kosovë janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze.

Për gjendjen e tyre ka folur për teve1.info, mjeku kujdestar Ejup Govori, i cili ka thënë se të plagosurat janë nënë e bijë.