Një person i lënduar në një aksident në Vushtrri

Një person i lënduar në një aksident në Vushtrri

Kronika January 28, 2023 - 21:36

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Nadakofc.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.Ai tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”./express