Zhduket një 11- vjeçar nga Fushë-Kosova

Kronika January 29, 2023 - 09:46

Një baba në Fushë Kosovë ka raportuar se djali i tij 11-vjeçar është zhdukur.

Sipas babait, djali i tij ka dalë nga shtëpia, në rrugën “Hysen Xhakolli” dhe nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij.

Për këtë rast është njoftuar prokurori, ndërkohë që vazhdojnë hetimet.