Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Prishtinë

Kronika January 29, 2023 - 14:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje të rënda në fshatin Mramor të Prishtinës.

Sipas Policisë, rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore, saktësisht dhjetor 2022-janar 2023, raporton Zeri.info.

Të arrestuarit janë:

– Rr.G. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

– F. G . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për së paku gjashtë raste të vjedhjeve të rënda”, thuhet ndër të tjera. /Zëri