Gjobitet dhe i konfiskohet patenta e shoferit mitrovicasit që voziti 148 km/h në zonën e 80 km/h
Foto: Laura Hasani

Gjobitet dhe i konfiskohet patenta e shoferit mitrovicasit që voziti 148 km/h në zonën e 80 km/h

Kronika February 02, 2023 - 14:55

Njësia e Trafikut në Mitrovicën e Jugut ka gjobitur ngasësin e veturës me 300 euro, 3 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e patentës së shoferit 3 muaj, për shkak se në zonën e kufizimit të shpejtësisë 80 km/h i njëjti ka zhvilluar shpejtësinë prej 148 km/h.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të trafikut rrugor në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, në fshatin Stanovc, gjatë matjes së shpejtësisë me radar ka identifikuar një veturë, e cila ishte duke zhvilluar shpejtësi prej 148 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h, raporton Zeri.info.

“Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjoba prej 300 eurove, tri (3) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse - ndalimi i drejtimit me mjet motorik prej tre (3) muajsh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se masat ndëshkimore do të vazhdojnë të merren ndaj të gjithë kundërvajtësve, të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik dhe rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafikun rrugor. /Zëri