Dallavere me testin për patentë shoferi, arrestohet një zyrtar në Gjilan
Foto: Laura Hasani

Dallavere me testin për patentë shoferi, arrestohet një zyrtar në Gjilan

Kronika February 03, 2023 - 10:38

Policia në Gjilan ka arrestuar një person, pasi ka keqpërdor pozitën zyrtare, duke asistuar në dëshmitarin, i cili i është nënshtruar testit për patentë shoferi.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:10, në Gjilan, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur, duke asistuar dëshmitarin mashkull kosovar, i cili i është nënshtruar testit për patentë shoferi. Janë sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore disa pajisje, që dyshohet se shërbejnë për kryerjen e testit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri