Arrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i kërkuar me arrest ndërkombëtar
Foto: Laura Hasani

Arrestohet në Prishtinë 43-vjeçari i kërkuar me arrest ndërkombëtar

Kronika February 03, 2023 - 11:16

Policia e Kosovës të enjten ka arrestuar të dyshuarin Xh. S., 43 vjeç, shtetas kosovar, me urdhër arresti ndërkombëtar, i cili ishte i dënuar me dhjetë vjet burgim.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni për arrestimin e tij është kryer të enjten në orët e pasdites në rrugën “UÇK” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, i dënuar me dhjetë vjet burgim dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arresti ndërkombëtar. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, me ç’rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar; Xh. S., mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri