Nusja në Prizren raporton vjehrrin dhe vjehrrën në Polici për dhunë psikike

Nusja në Prizren raporton vjehrrin dhe vjehrrën në Polici për dhunë psikike

Kronika February 03, 2023 - 11:43

Një grua në Prizren ka raportuar në Polici se në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike nga vjehrri dhe vjehrra e saj.

Policia ka bërë të ditur se ka intervistuar të dyshuarit, ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga vjehrri dhe vjehrra e saj. Në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit, kosovarë. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me rekomandim të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri