I kërkuari nga Gjykata arrestohet në Kaçanik

I kërkuari nga Gjykata arrestohet në Kaçanik

Kronika February 03, 2023 - 13:22

Policia në Kaçanik, me urdhëresë të Gjykatës, ka arrestuar A.L., 36-vjeçar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, me dënim burgimi prej tetë muajve.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i 36-vjeçarit ka ndodhur sot rreth orës 10:50, në fshatin Begracë të Kaçanikut, raporton Zeri.info.

“I dyshuari ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Lëndim i lehtë’. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së Gjykatës. /Zëri