Prishtinë: Policia gjen një revole dhe 15 fishekë në veturën e 32-vjeçarit

Prishtinë: Policia gjen një revole dhe 15 fishekë në veturën e 32-vjeçarit

Kronika February 03, 2023 - 13:42

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë një kontrolli në veturën e të dyshuarit B.V. (32 vjeç) janë gjetur dhe sekuestruar një revole, 15 fishekë, dy karikatorë dhe një shufër metalike.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi i të dyshuarit u bë të premten, rreth orës 03:15, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj veturës të tipi ‘Toyota’, me targë Kosove, si dhe ndaj të dyshuarit B.V., mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë; Një revole të tipit TT, të kalibrit 7.62 mm, pesëmbëdhjetë copë fishekë të kalibrit të njëjtë, dy karikatorë, si dhe një shufër metalike”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se ndaj të dyshuarit, në konsultim me prokurorin, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe të njëjtin e ka proceduar më tej. /Zëri