
Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë
Kronika
February 04, 2023 - 09:16
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 10:10 në rrugën “ Selim Kalludra” në Mitrovicë, dhe rasti është iniciuar " hetim mbi vdekjen", raporton Zeri.info.
“Njësitet policore pas pranimit të informatës për një person të alivanosur kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në rrugë kanë gjetur pa shenja jete viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar. /Zëri