Dy persona rrihen në mes vete për një qen, bëhen për spital
Foto: Ilustrim

Dy persona rrihen në mes vete për një qen, bëhen për spital

Kronika February 04, 2023 - 09:34

Pas një mosmarrëveshje të çastit rreth një qeni dy persona janë rrahur në mes vete, duke pranuar kështu edhe tretman mjekësor.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në fshatin Mogillë, të Kllokotit, raporton Zeri.info.

“Policia ka pranuar një informatë për një rast në fshatin Mogillë komuna e Kllokotit ku dy persona, pas një mosmarrëveshjeje të çastit, rreth një kafshe shtëpiake (qeni), janë përfshirë në përleshje fizike. Dy të përfshirët në rast kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu sipas njoftimit, bëhet e ditur se Policia është duke e trajtuar këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit. /Zëri