Katër persona arratisen nga Enti Special në Shtime

Katër persona arratisen nga Enti Special në Shtime

Kronika February 04, 2023 - 09:53

Katër persona, tre meshkuj dhe një femër raportohet se janë larguar nga Enti Special, në Shtime.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 16:00, në rrugën “Tahir Sinani”, në Shtime raporton Zeri.info.

“Raportohet se nga Enti Special, janë larguar tre meshkuj dhe një femër. Lidhur me këtë janë njoftuar të gjitha njësitet policore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri