Një femër në Fushë-Kosovë thotë se u dhunua nga kolegu i saj

Një femër në Fushë-Kosovë thotë se u dhunua nga kolegu i saj

Kronika March 19, 2023 - 08:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një femër në Fushë-Kosovës ka raportuar se me datë 22.08.2022 është dhunuar nga kolegu i saj.

Ajo ka thënë se pasi ka përfunduar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë dhe se gjatë gjithë kohës kishte pirë duhan dhe tymin ia kishte hedhur në fytyrë, raporton Zeri.info.

Për këtë viktima dyshon se ka qenë narkotik, pasi më nuk ishte e vetëdijshme dhe se dyshon që është dhunuar

Ajo thotë se gjatë gjithë kësaj kohe i dyshuari e kishte kërcënuar që të mos raportonte rastin.

“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet ndër të tjera. /Zëri