Vdes një grua në Mitrovicë pasi ra në bunar

Vdes një grua në Mitrovicë pasi ra në bunar

Kronika June 09, 2023 - 09:52

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një vdekje të dyshimtë, që ka ndodhur dje në Mitrovicë.

Sipas Policisë, një femër ka vdekur pasi ka rënë në një pus.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri