Rrahu nënën e saj, në pranga gjilanasja

Rrahu nënën e saj, në pranga gjilanasja

Kronika June 10, 2023 - 09:46

Të premtën rreth orës 10:00 në Gjilan është raportuar një rast i dhunës në familje.

Bëhet fjalë për një vajzë e cila ka problem psikike dhe që ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se viktima ka pësuar lëndime dhe se ka pranuar trajtim mjekësor.

Në anën tjetër e dyshuara me vendim prokurorit është ndaluar dhe është dërguar në qendrën psikiatrike në Gjilan. /Zëri