Rahovecianit ia vjedhin veturën në oborr

Rahovecianit ia vjedhin veturën në oborr

Kronika June 10, 2023 - 09:55

Në fshatin Çifllak të Rahovecit mbrëmë rreth orës 02:54 ka ndodhur një rast vjedhje.

Ankuesi ka thënë se persona të panjohur kanë depërtuar në oborrin e tij dhe ia kanë vjedhur veturën.

“Fsh. Çifllak , Rahovec 09.06.2023 – 02:54. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë gjatë natës persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën e tij, më targa vendore”, thuhet në raport. /Zëri