Në zonën 50 km/h voziti 122, gjobitet 22-vjeçari nga Ferizaj

Në zonën 50 km/h voziti 122, gjobitet 22-vjeçari nga Ferizaj

Kronika June 10, 2023 - 10:06

Policia e Kosovës dje rreth orës 14:10 ia ka shqiptuar një gjobë vozitësit N.A., i moshës 22-vjeçare për tejkalim të shpejtësisë.

Bëhet e ditur se ai u gjobit me 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, ku parashihet që shpejtësia të jetë 50 km/h, por që 22-vjeçari voziti 122 km/h.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në komunikatë. /Zëri