Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden armë dhe municion në pronën e tij

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjenden armë dhe municion në pronën e tij

Kronika July 23, 2024 - 11:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi pas kontrollit në pronën e tij në fshatin Koliq të Prishtinës i janë gjetur armë dhe municion.

Kontrolli u krye me vendim të Gjykatës, pasi personi dyshohej se po kryente veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose materieve plasëse”, njofton Policia.

“Pas dyshimeve se po kryhet vepra penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve ose materieve plasëse’, ka bërë kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse në fshatin Koliq/Prishtinë, pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, kontroll i cili është kryer me urdhër të gjykatës kompetente” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.