Gjashtë të arrestuar për keqpërdorime me patenta shoferi

Gjashtë të arrestuar për keqpërdorime me patenta shoferi

Kronika July 23, 2024 - 11:55

Gjashtë persona janë arrestuar në aksionin e së martës kundër keqpërdorimeve me patenta shoferi, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” prokurorja e rastit Valbona Disha-Haxhosaj, e cila bëri të ditur se aksioni është zhvilluar në Pejë, Deçan, Fushë-Kosovë dhe Prishtinë.

“Ne kemi punuar bashkë me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prishtinë, me hetuesit dhe në koordinim me ta i kemi arrestuar sot gjashtë persona, ndërsa një e kemi liruar për shkak të gjendjes shëndetësore të tij, dhe tre nuk i kemi gjetur në shtëpi. Ky aksion u zhvillua në Pejë, Deçan, Fushë-Kosovë, Prishtinë, por që lidhen me Qendrën e Patentë Shoferëve në Pejë”, tha Disha-Haxhosaj.