Aksident në rrugën Pejë – Prishtinë, tetë të lënduar

Aksident në rrugën Pejë – Prishtinë, tetë të lënduar

Kronika July 23, 2024 - 14:40

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Pejë – Prishtinë, ku janë lënduar tetë persona.

Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, raporton Zeri.info.

“Rreth orës 11:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Pejë - Prishtinë. Njësitet policore njoftojnë se në aksident trafiku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në vendngjarje janë njësitet relevante policore për trajtim të rastit”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi. /Zëri