
Arrestohet një femër në Malishevë, e sulmoi fizikisht familjaren e saj
Kronika
July 24, 2024 - 09:06
Një femër është arrestuar dje në Malishevë për dhunë në familje.
Sipas Policisë, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër, transmeton Zeri.info.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e njëjta kishte sulmuar fizikisht viktimën femër. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri