Policia në Prishtinë shton masat për sigurinë në trafik

Policia në Prishtinë shton masat për sigurinë në trafik

Kronika December 11, 2024 - 18:55

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prishtinë njofton se ka shtuar masat për rritjen e sigurisë në komunikacion, duke synuar parandalimin e aksidenteve si pasojë e shkeljeve të rregullave të trafikut.

Me anë të një kumtese për media bëhet e ditur se fokus i veçantë është kalimi në semafor të kuq, që rrezikon seriozisht jetën e pjesëmarrësve të tjerë, dhe tejkalimi në vijë të plotë, që shpesh përfundon me aksidente të rënda.

Sot janë ndëshkuar:

-5 shoferë për kalim në semafor të kuq me pezullim të patentës për 3 muaj,

-13 shoferë për tejkalim në vijë të plotë,

-2 shoferë për përdorim të telefonit (hera e dytë) me konfiskim patente,

-2 automjete janë konfiskuar për mosrespektim të masave mbrojtëse, ndërsa janë regjistruar edhe

-57 kundërvajtje të tjera.

“Ky plan kontrolli i shtuar do të vazhdojë në të gjitha rrugët e Rajonit të Prishtinës, andaj apelojmë që të respektohen rregullat për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithëve. Kontrollet do të intensifikohen në javët në vijim”m thuhet tutje në njoftim.

Image
Image