Hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet një person në Leposaviq
Kronika
December 13, 2024 - 10:26
Një person është arrestuar të enjten në fshatin Jellakse të Leposaviqit.
Ai dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ku gjatë kontrollit nga Policia i është gjetur edhe një radiolidhje, transmeton Zeri.info.
“Fsh. Jellakse - Leposaviq, 12.12.2024, 22:00. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet me targa lokale me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës. Gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një radiolidhje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e plotë të Policisë. /Zëri