Një person u soll pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës
Foto: Zëri / Ilustrim

Një person u soll pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Kronika February 16, 2025 - 09:09

Policia ka nisur hetimet rreth një rast në Malishevë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:20.

Sipas raportit ditor, një person ishte sjell pa shenja jete nga familjarët e tij në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të këtij qyteti.

Organet e rendit, theksojnë se të paktën kështu kishin deklaruar mjekët e këtij institucioni, duke mos dhënë më shumë informacione.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet tutje në këtë njoftim.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.