Arrestohet një person në Prishtinë, ndihmoi të dyshuarin të arratiset pas seancës gjyqësore
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohet një person në Prishtinë, ndihmoi të dyshuarin të arratiset pas seancës gjyqësore

Kronika February 16, 2025 - 10:31

Një person është arrestuar në Prishtinë për shkak se i njëjti kishte ndihmuar një person të arratiset pas seancës gjyqësore.

I dyshuari vazhdon të mbetet në arrati, ndërkaq personi i arrestuar është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i kishte ndihmuar personit tjetër (të dyshuarit mashkull kosovar) që të arratiset pas seancës gjyqësore, i cili tani gjendet në arrati. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.