Të paktën 51 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut
Foto: Reuters

Të paktën 51 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut

Kronika March 16, 2025 - 09:23

Në tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut kanë humbur jetën 51 persona derisa mbi 100 kanë mbetur të lënduar.

Të lënduarit sipas ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovki janë dërguar për kurim në spitalin e Shtipit dhe në spitalet e Shkupit.

Image

“Zjarri ka shpërthyer nga mjetet piroteknike që janë përdorur në koncert. Për një periudhë të shkurtër kanë arritur edhe ekipe mjekësore edhe nga qytetet e tjera të afërta dhe helikopteri me te cilin janë bartur të plagosurit. Kanë humbur jetën 51 viktima, më tepër se 100 janë lënduar dhe janë dërguar nëpër spitale në Shtip dhe Shkup”, tha Toshkovski. /alsat