
Dhunohet një grua me aftësi të kufizuara në Skenderaj, e njëjta ka ngelur shtatzënë
Kronika
March 16, 2025 - 10:01
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të rëndë dhunimi që ka ndodhur në Skenderaj. Sipas raportit të policisë, viktima, një femër me aftësi të kufizuara, ka raportuar se është dhunuar para rreth katër muajsh.
Pas ekzaminimit mjekësor, është konstatuar se viktima është shtatzënë, duke bërë të ditur një pasojë të rëndë të këtij akti kriminal.
“Polica është njoftuar se viktima f/k që është me aftësi të kufizuara para rreth 4 muajsh është dhunuar. Pas ekzaminimeve mjeku ka konstatuar se viktima është shtatzëne”, njofton policia.
Hetimet janë ende në fazën fillestare, ndërsa autoritetet janë në kërkim të të dyshuarit, i cili ende nuk është identifikuar.