
Kërkohet një 15-vjeçare, raportohet e zhdukur në Prizren
Kronika
July 18, 2025 - 11:05
Një 15-vjeçare është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në Prizren.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij 15-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Rasti po hetohet nga njësiti përkatës.