
Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur
Kronika
July 19, 2025 - 08:22
Një aksident ka ndodhur dje në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është lënduar rëndë 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore, shkruan TCH.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.