
Gjuajtje me armë në Prishtinë, nuk ka të lënduar
Kronika
September 17, 2025 - 22:56
Sonte rreth orës 21:30 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Murat Mehmeti” në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar për RTKlive se bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 21:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën Murat Mehmeti në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Pllana.
Po ashtu, Pllana konfirmoi se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.