Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja
Kronika
October 08, 2025 - 17:01
Prokuroria e Tiranës përmes një njoftimi ka thënë se kanë përfunduar hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe janë proceduar penalisht tre persona.
Përmes të të njëjtit njoftim, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit për tre të dyshuarit në këtë rast, raporton TCh.
“Të tre shtetasit janë arrestuar në flagrancë si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të lartpërmendura dhe për ta është paraqitur pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkesa për vleftësimin e arrestimit dhe caktimin