Largohet një pacient nga Enti Special në Shtime, s’dihet vendndodhja e tij

Largohet një pacient nga Enti Special në Shtime, s’dihet vendndodhja e tij

Kronika November 02, 2025 - 10:54

Një pacient është larguar nga “Qendra për integrimin dhe rehabilitimin e të sëmurëve kronik psikiatrik” në Shtime dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia e Kosovës në raportin ditor njoftoi se rasti është nën hetime.

“Rr. Tahir Sinani, Shtime / 01.11.2025 – 09:00. Raportohet se pacienti mashkull kosovar është larguar nga enti dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë.