Rrahja me sëpatë në Istog, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Rrahja me sëpatë në Istog, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Kronika November 12, 2025 - 08:53

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se më datën 11 nëntor 2025, rreth orës 16:00, Stacioni Policor në Istog është informuar për një rrahje që ka ndodhur në rrugët “Mullinjtë e Istogut” dhe “Fadil Ferati” në këtë qytet.

Në njoftim thuhet se njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes, aty është kuptuar se fillimisht dy persona janë duke u rrahur në mes vete dhe të njëjtit kanë përdorur edhe mjete të ftohta.

"Si pasojë e këtij rasti, njëri nga të dyshuarit ka tentuar ta godas të dyshuarin tjetër me veturë, me ç’rast ka dëmtuar tri vetura të cilat ishin të parkuara dhe xhamat e një lokali. Deri sa njëri nga të dyshuarit është sulmuar me mjet të fortë dhe gjatë sulmit është lënduar", thuhet në njoftim.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta, është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore pasi që ishte i lënduar, ndërsa i dyshuari tjetër i njohur për Policinë gjendet në arrati. I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, njofton Policia. /Zëri