Keqpërdori fëmijët në pornografi, arrestohet shtetasi i huaj në Lipjan
Foto: Laura Hasani

Keqpërdori fëmijët në pornografi, arrestohet shtetasi i huaj në Lipjan

Kronika November 12, 2025 - 09:20

Një shtetas i huaj është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje të martën në qytetin e Lipjanit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, shkruan Zeri.info.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, të dyshuarit i është konfiskuar telefoni, të cilin dyshohet se e ka përdorur për të kryer veprën.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi

Lipjan / 11.11.2025 – 15:30. Një i dyshuar mashkull, shtetas i huaj, është arrestuar për shkak se i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Nga i dyshuari është sekuestruar një telefon, që dyshohet se është përdorur për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri