“Qen, i poshtër” e goditje me shqelma, Policia dyshohet për keqtrajtimin e një qytetari në Gjilan [video]

“Qen, i poshtër” e goditje me shqelma, Policia dyshohet për keqtrajtimin e një qytetari në Gjilan [video]

Kronika December 07, 2025 - 08:22

Një incident i rëndë dyshohet të ketë ndodhur në Gjilan, ku një qytetar është keqtrajtuar e ofenduar gjatë arrestimit nga Policia.

Klankosova.tv ka siguruar pamjet ku një zyrtar policor e arreston, ndërsa bashkë me të është edhe një grua në vendin e ngjarjes, e cila s’dihet nëse është police.

Të dy shihen duke e goditur të riun, njëri në trup e tjetri në kokë, dhe i drejtohen me fjalët “Qen”, “I poshtër, marre duhet me të ardhë”.

Rrethanat e plota të rastit ende nuk dihen, përfshirë edhe arsyen e arrestimit të qytetarit, për rastin ende s’është deklaruar Inspektorati Policor i Kosovës.