Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet për tretman mjekësor
Foto: Ilustrim

Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet për tretman mjekësor

Kronika December 07, 2025 - 09:06

Një person në Leposaviq ka raportuar se është sulmuar fizikisht gjatë një ahengu.

Si pasojë e sulmit, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Në raportin 24 orësh, Policia bën të ditur se lidhur me rastin, është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.

“Leposaviq 06.12.2025-22:45. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë një ahengu, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë.