Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, më pas kapen nga policia
Kronika
December 08, 2025 - 09:00
Mbrëmjen e së dielës tre persona janë arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, shkruan Zeri.info.
Siç bëhet e ditur në raportin ditor të Policisë së Kosovës, të njëjtët janë kapur nga organet e rendit dhe janë arrestuar e janë kthyer përsëri në qendër.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Arratisje e personit të privuar nga liria
Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që t’i kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër. /Zëri